Rama me biznesmenë në Elbasan: Rritja e pagës në fokus, duhet t’i mbijetojmë luftës për krahë pune

schedule13:29 - 23 Prill, 2023

schedule 13:29 - 23 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan ku ka diskutuar dhe rikujtuar edhe një herë rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vendin ton.

Rama është shprehur që deri në 2025 paga minimale do të arrije deri në 45 mijë lekë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se ajo që është më e rëndësishme në këtë moment jo vetëm në vendin tonë por dhe në të gjithë Evropën është mbijetesa për krahë pune.

Sipas shefit të qeverisë ashtu si Gjermania dhe Italia për shkak të mungesës së fuqisë punëtore kanë hapur dyert për punëtorë nga vende të ndryshme.

“Nëse ne nuk do ti mbijetojmë luftës më të egër që sapo ka filluar në Evropë, ajo për krahun e punës. Kur kam takuar kancelarin gjerman i kam folur për çështjen e mjekëve dhe të infermierëve por që gjermania të jetë kjo që jetë duhet që të ketë 7 milionë plus krahë pune prurje., që do të thotë që është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të tjera të zhvilluara, edhe pse Italia lufton me emigracionin e paligjshëm vijon që të flasë për hapje dyersh për punëtorët.

Olta tha se jemi të tretët për pagën më të ulët minimale, dhe një nga dy vendet që e ka më të lartë se ne e ka borxhin 105%, dhe kanë problem financimin, por ne e kemi bërë llogarinë që të financojmë këtë dhe ta rrisim më tutje. Shikoni ushtrinë tonë që ishte qameti i klubit të madh , dhe sot ushtria jonë, në rajonin ku ka tre anëtarë të NATO-s është e para nga paga. Ne na duhet që ti kemi njerëzi tanë që ti kryejnë misionet këtu.

Duhet që të kemi një aleancë shumë të qartë që nuk duhet që të jetë e bazuar në gjoba e shtrëngesa, pasi kjo është luftë që ne duhet që ti mbijetojmë të gjithë së bashku. Dhe në një pjesë të kohës ku biznesi do të dalë jek e jek duhet që të jetë shumë i lumtur. Paga minimale e jona sot është bërë 40 mijë lekë në vitin 2023, ndërkohë që në parashikimin programatik të PS-së dhe të asaj partisë tjetër që duke qenë se nuk kanë gjë në dorë do të bëj këtë e do bëj atë thotë se do e bëja. Dhe ata në programin e tyre elektoral ku kishte trena me energji elektrike e çfarë nuk kishte paga minimale ishte 35 mijë lekë, kurse ne e bëmë 40 mijë. Do ta rrisim dhe e çojmë në 45 mijë lekë deri në 2025 dhe po nuk shkoj 60 ne jemi duke luftuar kundër kohës. Lufta kundër kohës është e tmerrshme, kemi dyfishuar të ardhurat për frymë e kemi filluar me 3300 euro, sot jemi me 6400, por po nuk shkuam në 10 mijë euro për frymë nuk kemi të ardhme”, ka thënë kryeministri.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka theksuar se një element i rëndësishëm që ja vlen të theksohet është fakti se ato po përpiqen që të rikthejnë në vend ato emigrantë që kanë vite që kanë punuar jashtë, dhe më e mira është investimet që ato mund të bëjnë në vendlindje.

“Po shikojmë një element interesant të kthimeve në Shqipëri, të atyre që kanë qenë dhe që vijojnë të jenë prej shumë vitesh jashtë. Unë njoh konkretisht një familje në Vlorë që merret me një biznes pllakash. Një çun u iku në Gjermani dhe është kthyer sërish pasi atje nuk kisha ç’të bëja me 2000 euro atje. U ktheva dhe më del më mirë këtu se atje. Ne kemi detyrën që në këtë përpjekje ta shtyjmë biznesin dhe vetë rritja e pagave në sektorin publik është një shtysë. Do të detyrohen dhe të tjerët që ti rrisin”, ka thënë Rama.

Gjithashtu fokusin kryeministri ka thënë se nëse do të kemi bekimin e Zotit, të marrim lajmin e madh se zbulimi në Shpirag është në rregull se eksplorimi  e ka nxjerrë atë në një pikëpamje të paimagjinueshme të naftës dhe gazit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!