Me milionat e harxhuara në merkaton e verës dhe atë të dimrit, tashmë është koha që Chelsea të gjenerojë disa të ardhura, me “blutë” që kanë bërë gati një listë të lartë lojtarësh, që dëshirojnë t’i shesin deri më 30 qershor, për të mos patur asnjë shkelje të “Fair Play Financiar”.
“Blutë” kanë shpenzuar plot 600 milionë paund këtë sezon dhe tashmë duhet të balancojnë llogaritë e në këtë mënyrë londinezët janë të detyruar të largojnë një numër të madh lojtarësht, por ende nuk është vendosur lista e plotë e atyre që do mbyllin marrëdhëniet me Chelsea.
Deri më tani, Lukaku, Pulisic, Koulibaly, Loftus-Cheek, Connor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang janë në listën e të larguarve, por gjithashtu nuk shmanget as mundësia e largimit të Mason Mount, me Liverpool, Manchester United e Newcastle që po e ndjekin nga afër “fantazistin”.
Mirëpo, nga gjithë këto shitje dhe në afat të caktuar deri më 30 qershor, “blutë” kanë avantazhet e disavantazhet e veta, me ekipet e tjera që do të përfitojnë nga kjo kërkesë e Chelsea për të ulur më shumë çmimin e të preferuarve të tyre. /i.m /abcnews.al