Përplasja e tre makinave sot në mëngjes në rrugën Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Balldre ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Kurse në një aksident të dytë në rrugën Milot- Lezhë u plagosën tre vetë.
Shtatë persona u plagosën në dy aksidente mëngjesin e kësaj të enjteje në Lezhë.
Aksidenti i parë u regjistrua në afërsi të fshatit Markatomaj përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Nga përplasja e dy automjeve mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer i tyre, të cilët pasi morën ndihmën e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta më vonë, një aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Balldren në superstradën Lezhë- Shkodër ku u plagosen 4 persona, por jashtë rrezikut për jetën.
Humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, i cili edhe u arrestua nga policia për shkak se rezultoi me konsum alkooli mbi normat e lejuara, u përplas me dy automjete të tjera, por fatmirësisht pati vetëm të lënduar.
Policia po kryen të gjitha hetimet e saj për të dy aksidentet e regjistruara, ndërsa po punon edhe për zbardhjen e plote të tyre.
/ABC News Albania 24/7