Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pas një aksidenti të rëndë në Greqi. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, po udhëtonte me një motor kur u përplas me një kamion. Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Voula.
Sipas asaj që mësohet, i riu shqiptar po udhëtonte me një shpejtësi tej normave të lejuara para momentit të aksidentit. Gjithashtu ai nuk ishte i pajisur me kokore. Paraprakisht dyshohet se 27-vjeçari ka kaluar semaforin me të kuqe.
Nga ana tjetër, shoferi i kamionit që u përfshi në aksident është në shok. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al