Një i ri nga Divjaka është vënë në pranga këtë të mërkurë. Mësohet se 27-vjeçari E.B ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushte dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.
Ngjarja ndodhi në rrugën e plazhit të Divjakës, ku i riu drejtonte automjetin tip “Land Rover”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al