Guardiola i “magjepsur” nga “kuqezinjtë”: Milan ndryshon në Champions, ata janë historia e këtij kompeticioni

schedule13:01 - 21 Prill, 2023

schedule 13:01 - 21 Prill, 2023

Pas zbulimit të raundit të gjysmë-finales së UEFA Champions League, tekniku i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar përplasjen e rivalëve historik të Milanos, mes “kuqezinjve” të Milan e “zikaltërve” të Inter.

Në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme për mediat italiane, tekniku spanjoll u shpreh se ecuria e “kuqezinjve” i kujton “gardën e vjetër” të Milan, ku vite më parë ishin ata “mbretërit” e Evropës.

“Jo, nuk është çudi, futbolli italian është në rritje. Napoli është shumë përpara në kampionat në krahasim me Milanin, dhe njerëzit besojnë se në Champions është e njëjta gjë. Por në vend të kësaj, Milani ndryshon çipin në Evropë.

Më kujtohen Arrigo Sacchi, Fabio Capello, Franco Baresi, Paolo Maldini, Costacurta. Shkurtimisht, ata janë histori. Dhe kjo ka rëndësi. Kjo është arsyeja pse këto ekipe janë kaq të forta”,- u shpreh Guardiola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!