Batoul Al-Rashdan është një stiliste jordaneze dhe themelesuese e kompanisë së bioteknologjisë dhe dizajnit të materialeve “Bio Bor”. Ajo është bërë e njohur pasi prodhon veshje nga produktet ushqimore si perimet dhe frutat.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, stilistja tregoi se si realizohen më konkretisht këto veshje, duke theksuar se mund të vij një ditë në të ardhmen që të gjithë do t’i përdorin.
Sipas Batoul, ato na çojnë drejt një bote të qendrueshme dhe një të ardhme më të mirë
“I largoj të gjitha mbetjet dhe marr vetëm pjesën qendrore të perimeve. Kur tregtarët i hedhin shumë prej tyre, unë shkoj ia kërkoj nëse mund t’i japin pjesët e duhura, në mënyrë që unë t’i përdorë. Ata janë shumë dakord sepse në këtë mënyrë duket sikur po marrin pjesë edhe ata.
Ka disa receta që zgjasin 5 orë, 6 orë, ka të tjera që zgjasin disa javë ose më pak. Varet se çfarë do të krijosh.
Në të ardhmen mund të kemi veshje të bëra vetëm nga frutat, pasi teknologjia na çon drejt një bote të qendrueshme dhe një të ardhme më të mirë. Edhe jam përpjekur të krijojë disa produkte të tjera si një portofol apo një bluzë që mund ta provosh”, u shpreh ajo./abcnews.al