Dy të rinjtë, Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në Rrëshen në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.
Sipas burimeve të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Të dy janë transportuar në spitalin e Rrëshenit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Informacion paraprak
Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.
Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al