Besimtarët myslimanë kremtojnë ditën e sotme një nga festat e tyre më të rëndësishme, siç është ajo e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami tregon fundin e muajit të bekuar të Ramazanit, ku besimtarët kanë agjëruar për 30 ditë më radhë.
Dy ditë më parë, Imzot Angelo Massfra me një letër drejtuar myftiut të Shkodrës, i uroi besimtarëve myslimanë këtë festë të rëndësishme.
Ndër të tjera ai shkruan: “Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, të dhembshurisë dhe të paqes dhe lusim për paqe në Ukrainë e në të gjithë botën”.
Toleranca fetare në Shqipëri është një çështje e trajtuar si një karakteristikë kombëtare dhe arritje e jashtëzakonshme e vendit dhe shqiptarëve. E trajtuar kështu, toleranca fetare në vend ka qenë dhe vazhdon të jetë një vlerë krenarie.r.t/abcnews.al