Ditë e mirë për tifozët e Juventus, teksa pas rifitimit të 15 pikëve në renditjen e Serie A, “zonja e vjetër” është mjaftuar me barazimin 1 me 1 në tokën portugeze, teksa në “Estadio Jose Alvalade” kanë siguruar gjysmë-finalet e UEFA Europa League në ndeshjen e dytë ndaj Sporting Lisbon.
Rezultati 1 me 1 u vendos që në minutën e 20’-të të sfidës. Siparin e golave e hapi “katalizatori” i mesfushës së “bardhezinjve”, Adrien Rabiot, me francezin që përfitoi nga një rrëmujë në zonën e vendasve në minutën e 9’-të të sfidës, ndërsa 11 minuta më vonë Rabiot kësaj radhe shkakton një 11-metërsh, me “bomberin” anglez, Marcus Edwards që nga pika e bardhë nuk gabon dhe ndëshkon portierin Szczesny, duke vendosur kështu dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.
Kështu, pas ngjitjes në vendin e 3-të të renditjen e Serie A, Juventus tashmë siguron dhe gjysmë-finalet e UEFA Europa League, teksa në raundin tjetër do të përballen me spanjollët e Sevilla në një sfidë që pritet të dhurojë vetëm spektakël. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Adrien Rabiot, 0-1:
Goli i Marcus Edwards, 1-1: