Bernardo Silva “thur” elozhe për “robotin” norvegjez: Haaland është një lojtar special

schedule19:25 - 20 Prill, 2023

schedule 19:25 - 20 Prill, 2023

Erlign Haaland është kthyer në “kryefjalën” e kohëve të fundit të botën e futbollit, me “robotin” norvegjez që shënoi sërish në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayern Munich, në çerek-finalet e UEFA Champions League, duke e çuar 48 numrin e golave këtë sezon në veteëm 41 ndeshje.

Për performancat fantastike të lojtarit ka folur dhe “fantazisti” portugez i Manchester City, Bernardo Silva, i cili pas fitores ka folur për kanalin zyrtar të UEFA, nga ku ka “thurur” elozhe për shokun e tij të skuadrës.

“Erling Haaland është një lojtar special. Dallohet nga të gjitha ata që kanë qenë më parë në skuadrën tonë. Nuk ka nevojë që ta prekë topin shumë herë.

Është i pranishëm në fushë, mund të jetë në hije për 85 minuta, por i mjafton një ose dy prekje dhe godet e shënon gola. Me një lojtar kaq special në sulm, ndihemi shumë mirë në fushë”,- është shprehur në fjalën e tij “luzitani”. /i.m /abcnews.al