Çmimin “World Press Photo of the Year” ë ka fituar fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol.
Mediat e huaja shkruajnë se fotografia është bërë në 9 mars të vitit 2022 ku gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë.
Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron.
“Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka.

“Evgeniy Maloletka kapi një nga imazhet më përcaktuese të luftës Rusi-Ukrainë në mes të rrethanave tepër sfiduese”, tha zëvendëspresidentja e lartë dhe redaktori ekzekutiv i AP, Julie Pace.
Ushtarët rusë ‘më detyruan të hap varrin tim’: Ukrainasja u tregon ligjvënësve amerikanë për torturat dhe tmerrin që ka parë
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material. /abcnews.al

