Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga puna në spitalin e Mirditës.
Kreu i qeverisë shkruan se vijon puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të #Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë.
“Vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të #Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë?
✅ Pas ndërtimit të spitalit të spitalit të Laçit, maternitetit dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun #Lezhë??”, shkruan Rama. /abcnews.al