Joe Biden mirëpret presidentin kolumbian, Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë

schedule09:52 - 20 Prill, 2023

schedule 09:52 - 20 Prill, 2023

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mirëpritur presidentin kolumbian Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë për bisedime rreth migrimit, ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për të luftuar trafikun e drogës.

Takimi vjen pak më shumë se një javë pasi Shtetet e Bashkuara, Kolumbia dhe Panamaja njoftuan një marrëveshje për një fushatë dymujore në përpjekje për të ndaluar migrantët të kalojnë përmes Darien Gap, një rrugë kyçe e përdorur nga migrantët që udhëtojnë nga Amerika e Jugut drejt kufirit jugor të  SHBA-së.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden dhe Petro do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë.

Javën e kaluar, Petro shkroi në Twitter se kjo është një periudhë e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve, jo vetëm në luftën kundër trafikut të narkotikëve, por edhe në mbrojtjen e Amazonës, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin rural.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!