Interi nuk ka mundur të mundë sërish Benfica, teksa këtë herë barazuan 3-3 në San Siro, por siguruaan kualifikimin pas fitores 2-0 në Portugali.
Tani Interi do të presi në gjysmëfinale rivalët e përjetshëm të qytetit, Milan.
Sa i përket ndeshjes Barella zhblloki sfidën në minutën e 14′, ndërsa Benfica barazoi në 37′ me Aursnes 38′.
Në pjesën e dytë, Interi shënoi dhe dy gola të tjerë me Martinez 67′ dhe Correa 78′, ndërsa Antonio Silva 86′ shënoi për portugezët. Por kur u mendua se fitoja po shkonte për vendasit, miqtë shënuan me Musa 90+5.
Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë Milan-Inter do të luhet më 10 maj, ndërsa ajo e kthimit më 16 maj, të dyja në “San Siro”.
Finalja e Champions League do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. SHIKO GOLAT G.D abcnews.al/