Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Anëtari Ilir Rusmali, teksa po komentonte shkresën e depozituar në KAS, ku thuhej se drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ishte Sali Berisha, tha se mos është shkarkuar Meta nga posti i kryetarit të PL-së.
LEXO EDHE: Shkresa në KAS/ Meta i dorëzon koalicionin Berishës
“Ne u trembëm Menduam mos keni bërë mbledhje urgjente në PL. Është shkarkuar Ilir Meta dhe është zgjedhur drejtues Sali Berisha. U trembëm në fakt.”, tha Rusmali. Ky koment solli edhe reagimin e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Altin Kaziaj.
“Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma nga marrëdhënia juaj e dikurshme me Sali Berishën.”, tha Kaziaj. /abcnews.al