Gëzim Nika është rikthyer në Shqipëri nga Amerika dhe shkak padyshim është bërë muzika. Ai ka xhiruar klipin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaret tropojane Fatmira Breçani dhe Soni Malaj.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi ka zbuluar se ideja e këtij projekti ishte e Sonit dhe vendosën që klipin ta xhironin në Shkodër. Ai theksoi se ngeli shumë i kënaqur nga kompozitori Gramoz Kozeli, me të cilin ka realizuar dhe dy këngë të tjera.
“Dje ishim në një projekt me dy koleget tropojane të mijat, më të mirat, Soni Malaj, ishte inciativa e saj dhe Fatmira Breçani. Bëm një trio, një këngë të bukur në Shkodër. Ideja ishte e Sonit, e kishim biseduar që më përpara, por shyqyr u bëm mbarë, e mbaruam. Do të jetë një këngë festive, dasmash, gëzimesh, shumë e bukur. Mallin e vetë e lavdëron gjithkush, por besoni ka me dal diçka e bukur. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim, dhe nga kompozitori Gramoz Kozeli. Hera e parë që bashkëpunova me të dhe gjatë kësaj kohe bëra dhe dy këngë të tjera, edhe do të bëjë dhe disa të tjera. Jam duke bërë album dhe kaluar albumit. Ishte shumë i mirë”, u shpreh këngëtari./abcnews.al