Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike, duke shfuqizuar një nen, sipas së cilit Bordi i Karburanteve nuk mund të shkrijë vetveten.
Në vendimin e marrë ditën e sotme “Kushtetuesja” ka shfuqizuar nenin 21/10, pika 2 ku thuhet se “Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”.
Kjo do të thotë, se Bordi nuk duhet të shkrihet me vendim të vet. Ai vijon të ekzistojë dhe të përcaktojë çmimet e Karburanteve, por tani më nuk do të jetë në tagrin e vet për të marrë vendimin për t’u shkrirë ose jo. Por kjo do tw pwrcaktohet me vendim tw Kwshillit tw ministrave.
Bordi i Karburanteve u krijua me akt normativ të qeverisë më 12 Mars 2022 për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Ai është një institucion që është krijuar në një situatë emergjente, siç ishte rritja e çmimeve. E për rrjedhojë, theksohet se situatën e jashtëzakonshme, nuk mund ta përcaktojë Bordi se kur ai do duhet të funksionojë ose jo, por duhet të jetë qeveria që vendosë.
Bordi i Transparencës përbëhet nga 12 anëtarë. 7 prej të cilëve vijnë nga radhët e institucioneve shtetërore dhe 5 janë përfaqësues të shoqërive hidrokarbure./abcnews.al