Kapiten Artur Meçolalri thotë se Ukraina është armatosur jashtëzakonisht në 2-3 muajit e fundit.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se pritet që ushtria ukrainase të kryejë një kundërofensivë.
Sipas Meçollarit, edhe pse Rusia ka 140 mijë mrupa në territoret e pushtuara ukrainse, kjo nuk është e mjaftueshme për ta bërë kundërofensivën.
“Kemi një situatë ku Ukraina është armatosur jashtëzakonisht në 2-3 muajit e fundit. Është momenti që Ukraina mund të kalojë në kundërofensivë. Rusia e ka kaluar fazën e kundërofensivës. Momentumi që kishte Rusia për të kryer këtë lloj veprimi, ka kaluar forcat e saj për një kohë të gjatë, 140 mijë forca që ka në territoret e pushtuara, janë në trashe, e kanë rritur nivelin e fortifikimit, por nuk janë në gjendje që të kryejnë një kundërofensivë, për shkak edhe të numrit, por edhe të pajisjeve që kanë. Kështu që, më e mundshmja, pritet një kundërofensivë nga Ukraina”, theksoi ai./abcnews.al