“Kërkon të jetë faktor global”/ Kolonel Toci: Kina do mbledhë gjithmonë informacione nga SHBA dhe BE

schedule20:59 - 17 Prill, 2023

schedule 20:59 - 17 Prill, 2023

Kolonel Çlirim Toci thotë se Kina do të kërkojë gjithmonë që të mbledhë informacione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Toci u shpreh se Kina dëshiron të jetë aktor global dhe të luajë fort, jo vetëm në Tajvan, por edhe në pjesë të botës.

“Kina do të kërkojë të mbledhë informacion gjithmonë. Vendet nga ku do të mbledhë informacion janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Informacioni konsiderohet fuqi. Kina dëshiron të jetë aktor global dhe të luajë fort, jo vetëm në Tajvan, por edhe në pjesë të botës. Teoria “one belt, one road” kërkon këtë domosdoshmëri të Kinës për të mbledhur informacione të të gjitha llojeve, qoftë ushtarake, qoftë politike, qoftë ekonomike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!