Moti – E hënë, 19 Gusht 2019

schedule15:32 - 19 Gusht, 2019

schedule 15:32 - 19 Gusht, 2019

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e moti të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat veriore ku do të ketë vranësira të lehta. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës në bregdet dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga 13°C deri në 35 °C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!