Reali nuk i përgjigjet Laportës, por këmbëngul për rastin Negreira!

schedule16:23 - 17 Prill, 2023

schedule 16:23 - 17 Prill, 2023

Sot u zhvillua konferenca e shumëpritur për shtyp e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili sqaroi faktet e çështjes “Negreira”, duke thënë se e vetmja skuadër që ka ndihmë sistematike nga arbitri është Real Madridi.

Los Blancos megjithatë, siç duket edhe nga ambienti i tyre, nuk janë të gatshëm të hyjnë në një proces përballjeje me Laportën dhe nuk do t’i përgjigjen.

Ata do të shfaqen normalë në gjyqin e çështjes Negreira, me Florentino Perezin mes personave që do të jenë të pranishëm. Ata këmbëngulin në këtë rast dhe besojnë se e vërteta siç pretendojnë do të shkëlqejë, duke thënë se duhet të ketë një ndëshkim shembullor të katalanasve. /G.D abcnews.al/