Ish-Presidenti i Milan, tashmë i Monza-s, njëkohësisht dhe ish-Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është larguar ditën e sotme nga reancimacioni, aty ku ishte shtruar që prej 5 prillit të kaluar për trajtimin e një infeksioni në mushkëri.
Berlusconi, tashmë 86-vjeç, kishte patur probleme me frymëmarrjen, por tashmë sipas raportimit të mjekëve, ish-Kryeministri po tregon përmirësim të vazhdueshëm, duke u transferuar kështu në një tjetër sektor të spitalit “San Raffaele” në Milano.
Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe në një njoftim për shtyp nga spitali me bazë në Milano, teksa thuhet se gjendja e Presidentit të Monza do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm, teksa trajtimet nuk priten të mungojnë për një farë kohe.
Njoftimi i spitali “San Raffaele”:
Për momentin gjendja klinike dhe reagimi ndaj trajtimeve ka lejuar transferimin e presidentit Silvio Berlusconi në një repart të zakonshëm të spitalit. Vazhdojnë trajtimet dhe monitorimi i parametrave funksionalë. /i.m /abcnews.al