Ditën e djeshme në Tiranë u raportua një ngjarje tepër e rëndë.
Një 28-vjeçare, u mbajt peng një javë dhe u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli. E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku iu është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
LEXO EDHE: Mbajti peng për një javë bashkëjetuesen edhe e dhunonte sistematikisht, arrestohet 31-vjeçari
Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë. Brenda banesës policia ka gjetur edhe një këmbë karrige me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën
ABC News ka siguruar foton e 31-vjeçarit dhunues, cili ra në prangat e policisë së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.r.t/abcnews.al