Lojtari i talentuar i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës franceze të Lille.
Gjatë një interviste, ai ka folur për ekipin e ëndrrave të tij duke shprehur se dëshiron të luajë një ditë për Barcelonën.
“Unë jam duke punuar shumë. Kam bërë progresë në anën fizike dhe taktike. Nuk do të ndalem derisa të arrijë atje. Por, në futboll nuk i dihet. Po shpresoj që ta kem shëndetin, të vazhdoj të punoj dhe pastaj të tjerat vijnë vetë.”
Zhegrova e ka shprehur edhe herë të tjera ku ka theksuar se ai nuk do të ndalet së punuari për të qenë në një të ardhme pjesë e ekipit të Barcelonës./ h.ll/abcnews.al