Zëdhënësi i ushtrisë tokësore këtë të dielë ka thënë se forcat e armatosura të Japonisë kanë gjetur një pjesë të rrënojave të helikopterit ushtarak që u zhduk javën e kaluar me 10 persona në bord dhe pesë trupa gjatë kërkimeve nënujore.
Mediat e huaja shkruajnë se helikopteri ishte në një mision zbulimi kur u zhduk nga radarët më 6 prill. Ushtria japoneze e quajti atë një “përplasje ajri”.
UH -60JA mbante dy pilotë, dy inxhinierë dhe gjashtë personel të tjerë ushtarakë, duke përfshirë një gjeneral. Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë tha se trupat ende nuk janë identifikuar.
“Janë ende pesë persona të zhdukur, kështu që operacionet e kërkimit po vazhdojnë ,” shtoi ai.
Në vitet e fundit, Japonia ka parë një sërë aksidentesh ajrore që përfshijnë avionë ushtarakë, më së shumti në janar 2022, përplasja në det në pjesën qendrore të vendit të një avioni luftarak F-15 që vrau dy pilotët e tij./abcnews.al