Një sulm me armë ka ndodhur në një resort në Meksikë, ku si pasojë kanë humbur jetën 7 persona mes të cilëve një fëmijë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të shtunën ku një dëshmitar ka thënë se njerëzit e armatosur kishin mbërritur në resort dhe kishin hapur zjarr rreth orës 16:30.
Ushtria meksikane dhe forcat e sigurisë janë vendosur për të kërkuar personat e armatosur pas sulmit, i cili ndodhi në qytetin Cortazar në shtetin qendror të Guanajuato.
Kur forcat lokale të sigurisë mbërritën në vend, ata gjetën trupa të pajetë, duke përfshirë një fëmijë më të vogël se shtatë vjeç, dhe gëzhoja, tha qeveria komunale në një deklaratë.
Mientras numerosas familias disfrutaban de una soleada tarde visitando el balneario “La Palma” en Cortazar, un comando de hombres armados entró y asesinó a balazos a por lo menos siete personas.https://t.co/D76favHJwj pic.twitter.com/fsMa5GVsxQ
— Proceso (@proceso) April 16, 2023
Përveç shtatë të vdekurve, një person u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje të rëndë nuk ka asnjë person të dyshuar apo të shoqëruar.
Guanajuato është një qendër kryesore bujqësore dhe prodhuese dhe vend prodhimi për shumë prej prodhuesve më të mirë të makinave në botë.
Megjithatë, ajo ka një reputacion për incidente të dhunshme dhe është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës./abcnews.al