Inaugurimi i presidentit të ri malazez, Jakov Milatoviç, më 20 maj do të mbahet në Podgoricë, me shumë gjasa në parlamentin e Malit të Zi.
Tradita e betimit të kreut të shtetit, duke marrë kështu detyrën, do të ndryshojë këtë vit për shkak të vlerësimit të policisë se Milatoviçit mund t’i kërcënohet jeta në Cetinje.
Mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, të cilën e kërkoi lëvizja “Evropa Tani”, për shkak se ishte kërcënuar fizikisht, shkruan Vijesti.
Ai vendim është marrë nga qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku ishte në rrezik Milatoviç.
Shpallja ceremoniale e presidentit në seancën e Kuvendit është mbajtur zakonisht në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje./abcnews.al

