Bayern Munich vazhdon të shqetësohet me paraqitjet e tyre, pasi, pas humbjes së rëndë të mesjavës jashtë fushe me 3-0 nga Manchester City në Champions League. Bavarezët janë bllokuar dhe në Bundesliga duke barazuar 1-1 në shtëpi me Hoffenheim.
Sigurisht, nëse merret parasysh incidenti mes Sadio Mane dhe Leroy Sane që ndodhi pak pas ndeshjes në Etihad me “qytetarët”, atëherë kuptohet se atmosfera në radhët e kampionëve të Gjermanisë nuk është më e mira.
Në ndeshjen e sotme, të gjithë sytë ishin për Sane, dhe jo pa arsye, pasi mesfushori gjerman bëri paraqitjen e tij të parë publike pas goditjes që mori nga shoku i tij i skuadrës.
Siç mund ta shihni në fotonm buza e sipërme e anësorit 27-vjeçar është ende e fryrë nga grushti që mori, pavarësisht se kanë kaluar katër ditë nga ngjarja. /G.D abcnews.al/
It’s been about 4 days since the incident took place after that game against Pep’s army. See what Sane’s upper lip looks like?
Imagine how it must have been four days ago, just imagine!
Now, my question is: What got Mane enraged to the point he gave Sane ‘lip sweet’/’shiko’? pic.twitter.com/Tyq5o7i84x
— SWOT (@swot_saz) April 15, 2023
Kujtojmë se ish-asi i Liverpool-it u dënua me një gjobë nga administrata bavareze, pasi u gjobit me 500 mijë euro, ndërsa u përjashtua edhe nga ndeshja e sotme. /G.D abcnews.al/