Bejko sulmon Berishën e Metën: Sa herë përmendet drejtësia ata premtojnë revolucion

schedule16:23 - 15 Prill, 2023

schedule 16:23 - 15 Prill, 2023

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, u ndal në një takim me demokratët në njësinë 10 në kryeqytet.

“Koha është sot për një ndarje tërësore nga një trupë pushtet-ushtruese, e njëjta e perceptuar nga publiku dhe e përcaktuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë si abuzive me pushtetin dhe përfaqësimin e besuar nga demokratët në vite. Momente të vështira politike për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një ndarje e imponuar për shkak të një agjende thellësisht vetjake të zotit Berisha, i njëjti që mund të identifikohet si shkaku thelbësor i përçarjes së Partisë Demokratike.

Koha për një ringritje të Partisë Demokratike , e tillë mund dhe duhet të vijë përmes një bashkërendimi dhe angazhimi të personaliteteve publike, qytetarëve të angazhuar, profesionistëve, individëve me mendim dhe drejtim të qartë politik, prurjeve të reja nga secili fluks shoqëror. Partia Demokratike mund dhe duhet të ringrihet përmes një platforme të plotë qytetare dhe politike, gjithashtu.
Përfaqësimi i Partisë Demokratike është nder, përgjegjësi qytetare dhe politike dhe bashkë me ekipin e kandidatëve në Këshillin Bashkiak do të ofrojmë një alternativë serioze për Tiranën, një alternativë angazhuese ku propozohen dhe përcaktohen zgjidhje, gjithashtu. 14 Maj 2023 është një ditë zgjedhjesh politike dhe administrative, është një ditë për të votuar për fillimin e zgjidhjes së problemeve administrative të qytetit të Tiranës. Në të njëjtën kohë, 14 Maji mbetet një ditë dhe datë për të ndëshkuar politikën e keqe të zgjidhjeve të munguara, të shërbimeve publike jo thelbësisht të ofruara, shtrenjtësinë e shërbimeve bazike përkatësisht rritja e çmimit të ujit në 40 për qind gjatë vitit të fundit.

Tirana është qyteti i të gjithëve dhe e njëjta nuk ka asfare nevojë për retorikë hiperbolizuese politike që thërret revolucione, konflikt, ndasi, përçarje.Tirana e sotme ka nevojë ulëritëse për evolucion, politika të mirëmenduara që inkurajojnë zhvillimin e harmonishëm dhe proporcional, i tillë që do të kthente Tiranën në një qytet të të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!