VIDEO/ “Verdhezinjtë” nuk i ndahen “bavarezëve”, Dortmund gjen avantazhin përballë Stuttgart

schedule16:01 - 15 Prill, 2023

schedule 16:01 - 15 Prill, 2023

Përveç sfidës Bayern Munich-Hoffenheim, në këto momente po zhvillohet dhe sfida Stuttgart-Borussia Dortmund, me “verdhezinjtë” që kanë gjetur golin e parë të sfidës në minutën e 26′-të.

Pas një shpërthimi në krahun e djathtë nga “tulipani” hollandez, Donyell Malen, ky i fundit çon një top ultazi në zonë aty ku ndodhet “bomberi”, Sebastian Haller, i cili me një goditje potente në trekëndëshin e portës çon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: