Tentoi të kalonte kufirin me kanabis dhe kokainë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Morinë

schedule10:19 - 15 Prill, 2023

schedule 10:19 - 15 Prill, 2023

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me lëndë narkotike të fshehur në makinë. Shtetasit me iniciale H.R., i janë sekuestruar 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, në përfundim të veprimeve procedurale, 35-vjeçari, banues në Tiranë është akuzuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!