Të paktën 468 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, sipas një njoftimi të zyrtarëve ukrainas. 947 fëmijë të tjerë janë plagosur, sipas vlerësimeve të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit.
Sipas Konventës së Gjenevës, vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve si rezultat i veprimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta, konsiderohet një krim lufte.
Gjatë javëve të fundit, autoriteti ukrainas ka regjistruar 1,588 krime agresioni/krime lufte dhe 26 krime kundër sigurisë kombëtare.
/abcnews.al