Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore.
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë edhe reshje shiu. Paraditja do të jetë me vranësira të shpeshta, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat perëndimore kryesisht.
Maqedonia e Veriut
Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në të gjithë Republikën e MV përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat hërë pas here të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në territorin e MV. Më të dukshme reshjet e shiut do të bëhen në pjesën e dytë të ditës në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit pritet të ulen në mëngjes duke rregjistruara vlerën minimale 5°C, por do të rriten në mesditë deri në 18°C.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa gadishulli Skandinav do të vijojë të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës. Por Europa Lindore, Brigjet e Egjeut dhe Jugperëndimi i kontinentit parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare./abcnews.al