Zgjedhjet/ Balla: Ja pse rikandioi Ismailaj, Lushnja ka një nga kryebashkiaket më të mira të PS, Elbasani nuk ka konkurrencë

schedule17:52 - 14 Prill, 2023

schedule 17:52 - 14 Prill, 2023

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë i ftuar në një lidhje skype me studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News dhe ndër të tjera ka folur për situatën në disa bashki të vendit.

Duket nisur me Mallakastrën, ku PS vendosi të rikandidoi Qerim Ismailajn, i cili sipas Ballës është i gatshëm me vendim gjykate për të kandiduar dhe se nuk ka asnjë problem në lidhje me ligjin, siç është pretenduar Opozita.

Balla shton se arsyeja e rikandidmit të Ismailajt është puna e shkëlqyer e tij në këtë bashki.

E para është që Qerim Ismailaj është me vendim gjykatë i gatshëm për të kandiduar dhe për të marrë besimin e qytetarëve. Arsyeja e rikandidimit të Ismailajt është puna e shkëlqyer në Mallakastër” u shpreh ai.

Në Lushnje, ku një vit më parë u arrestua kryebashkiaku Tushe, Balla tha se Lushnja tani ka një nga kryebashkiaket më të mira që ka PS-ja, që është Eriselda Sefa.

Në Lushnje kemi një nga kryebashkiaket më të mira të PS. Vazhdon të përmbushi të gjithë pritshmëritë e votuesve. Rezultati i 14 majit do të jetë edhe më i madh se herën e fundit.

Ajo që distancon PS nga partitë e tjera, është se di të ndahet nga e gabuara dhe ata që gabojnë” tha Balla.

Për Elbasanin, ai u shpreh i prerë duke thënë se Elbasani nuk ka konkurrencë dhe padyshim që e fiton sërish PS, me kandidatin Gledian Llatja.

Dyshoni se PS nuk fiton në Elbasan? Nuk ka konkurencë në Elbasan. PS është e vetmja forcë në të gjithë trojet shqiptare, që është forca më e madhe dhe do të tentojë të fitojë 61 bashkitë”, përfundoi Balla.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!