Një armë zjarri dyshohet se është gjetur këtë të premte në një kosh mbeturinash në Vlorë.
Burime për ABC News theksojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një armë tip kallashnikov është pikasur mes mbeturinave nga banorët e zonës të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Ndërkaq bashkë me armën janë gjetur edhe tre krehër me fishekë.
Ndërkaq paraprakisht uniformat blu dyshojnë se arma mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.
Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al
View this post on Instagram