Zëdhënësja e Navalny: Mund të jetë helmuar, ka dhimbje të forta stomaku

schedule11:28 - 14 Prill, 2023

schedule 11:28 - 14 Prill, 2023

Një zëdhënëse e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, deklaroi se ai po përjeton dhimbje akute në stomak dhe se mund të jetë helmuar.

“Të premten erdhi një ambulancë për të marrë Alexein për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut. Ai kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë më parë”, u shpreh zëdhënësja Kira Yarmush, shkruan Reuters.

Yarmush shtoi se Navalny nuk po ha sepse i ndalohet të marrë pako apo të blejë ushqime në dyqanin e burgut dhe se ushqimi i shërbyer nga burgu vetëm sa i përkeqëson dhimbjet e stomakut.

Ndërkaq, zdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk po monitoron situatën rreth Navlalyny, përfshirë shëndetin e tij.

“Jo, ne nuk po monitorojmë situatën, nuk kemi një mundësi të tillë,” nënvizoi Peskov./abcnews.al