Një nga zakonet më të njohura të Pashkëve është lyerja e vezëve që bëhet të enjten e Madhe. Tradicionalisht i lyejmë me ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun e Krishtit, por tashmë është e zakonshme t’i lyejmë edhe me ngjyra të tjera. Gjëja kryesore, megjithatë, është në çdo rast që ato të mos prishen gjatë zierjes.
Edhe për ta bërë këtë ka dy sekrete kryesore të suksesit!
Fillimisht lërini vezët të vijnë në temperaturën e dhomës dhe më pas vazhdoni me zierjen. Dhe ne e themi këtë sepse ato mund të thyhen për shkak të ndryshimit të mprehtë të temperaturës.
Sekreti i dytë ka të bëjë me ujin. Nuk duhet të jetë e qartë. Brenda tenxheres qe do shtroni, gjithmone ne nje shtrese, vezeve duhet ti hidhni pak kripe dhe disa pika uthull.
Me këto dy këshilla do të kurseni shumë vezë të thyera!/abcnews.al