Formacionet zyrtare Feyenoord-Roma: Arne Slot pret në “ferrin” e Roterdamit triumfatorët e Tiranës

schedule17:54 - 13 Prill, 2023

schedule 17:54 - 13 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë do të nisë faza çerek-finale e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa League, ku në në arenën “De Kuip” të Roterdarmit, vendasit pritet ta kthejn ambientin në një “ferr” të vërtetë teksa kundra kanë italianët e Romas, në një përsëritje të finales së vitit të shkuar të Tiranës, ku triumfues dolën “verdhekuqtë”.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i hollandezëve Arne Slot ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur Bijlow. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Geetruida e Hartman, ndërsa qendra plotësohet nga Trauner e Hancko. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Szymanski, Kokcu e Wieffer, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Jahanbakhsh, Gimenez e Idrissi.

Në krahun tjetër, tekniku Jose Mourinho ka vendosur të përdorë ndaj hollandezëve rreshtimin 4-5-1, ku në portë si zakonisht është “luzitani”, Rui Patricio. Mbrojtja me katër plotësohet nga Roger Ibanez, Smalling, Mancini e Zalewski. Në krahët e mesfushës janë vendosur Dybala e Spinazzola, ndërsa “bërthama” me 3 plotësohet nga Matic, Pellegrini e Cristante, ndërsa në “majën” e sulmit i vetëm është vendosur “bomberi” anglez Tammy Abraham. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!