Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

schedule16:46 - 13 Prill, 2023

schedule 16:46 - 13 Prill, 2023

Norvegjia  dëbon 15 diplomatë rusë të cilët janë akuzuar për kryerjen e punës së inteligjencës nga ambasada në Oslo.

Ministri i Jashtëm i vendit, Anniken Huitfeldt tha në një konferencë shtypi sot se “aktivitetet e tyre përbëjnë një kërcënim për Norvegjinë”.

Zonja Huitfeldt tha se ministria “i ka ndjekur aktivitetet e tyre me kalimin e kohës” – duke shtuar se ato janë “rritur që nga pushtimi i Ukrainës”.

Oficerët në fjalë,  të cilët përbëjnë gati një të tretën e diplomatëve të akredituar në Norvegji,  duhet të largohen së shpejti, shtoi ministri i jashtëm.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi me Rusinë në Arktik.

Zonja Huitfeldt tha se ishte shumë herët për të thënë nëse dëbimet do të ndikonin në transferimin e kryetarit të rradhës të Këshillit Arktik.

Moska aktualisht mban vendin, por Norvegjia do të marrë përsipër më 11 maj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!