Prej disa ditës në media po qarkullonte lajmi se arabët e Al-Nassr do t’i jepnin fund bashkëpunimit me teknikun francez Rudi Garcia dhe ditën e sotme gjithçka është “vulosur” dhe 59-vjeçari nuk do të jetë më tekniku i kampionëve arab.
Klubi ku luan 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo njoftoi “ndarjen” e parakohshme me tekniku francez, me anë të një njoftimi zyrtar, në profilin e tyre në “Twitter”, ku gjithashtu njoftuan se pas largimit të Rudi Garcias, në krye të pankinës do të vijë tekniku i moshave u-19 të arabëve, Dinko Jelcic.
“Al Nassr njofton se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë anëtarët e Al Nassr dëshirojnë të falenderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit. Gjithashtu njoftojmë se trajneri ynë i U-19, Z. Dinko Jelicic do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i largimit të Rudi Garcia:
AlNassr can announce that Head Coach Rudi Garcia has left the Club by mutual agreement.
The board and everyone at AlNassr would like to thank Rudi and his staff for their dedicated work during the past 8 months. pic.twitter.com/6wx6p68f6N
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) April 13, 2023
Prezantimi i teknikut Dinko Jelcic:
We can announce that our U19 coach, Mr. Dinko Jelicic will be the new head coach for the first team.
Good luck, Mr. Dinko ? pic.twitter.com/ty52cRSwDT
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) April 13, 2023