Vuçiç pas takimit me serbët në Rashkë: Nuk do të lejoj askënd që t’ju dëbojë nga Kosova

schedule15:24 - 13 Prill, 2023

schedule 15:24 - 13 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin e sotëm me serbët e Kosovës në Rashkë pretendoi se do të ndalojë “dëbimin e tyre” nga Kosova.

Ndër të tjera në fjalën e tij u shpreh se e njeh zemërimin e tyre nga hera e fundit kur i thirri që t’i heqin barrikadat.

“E di edhe atë që kam premtuar në takimin e fundit në Rashkë. Por e di gjithashtu që sot, pas disa muajsh, sado të më shash, e di që ka qenë një vendim i përgjegjshëm. Ne duhet të presim, ne po ndërtojmë Serbinë dhe nëse ata bëjnë atë që folëm herën e kaluar dhe nëse kanë një qëllim të qartë për t’ju dëbuar, po jap fjalën time për këtë, do të jetë kështu, ne nuk do të lejojmë dhe nuk do të ndodhë”.

Ndër të tjera ai tentoi që të mos tregonte entuziazëm për duartrokitjet që mori pas këtyre fjalëve, duke pretenduar se e ka në synim paqen.

“Ua them me përgjegjësi të plotë sepse nuk ngutem dhe nuk nxitoj në konflikte për hir të duartrokitjeve, përkundrazi”./abcnews.al