Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me përdhunimin e një 23 vjeçareje me probleme mendore në Vithkuq të Korçës.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se 29 vjeçari i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje është, Ervis Rrapo i cili është në pozicionin e kryeplakut të fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës.
Ndër të tjera mësohet se 23 vjeçarja sipas familjarëve është me probleme të shëndetit mendor, dhe pse nuk ka marrë kurim në lidhje me këtë.
Ndërkohë denoncimin në polici në lidhje me këtë rast e ka bërë vetë babai i 23 vjeçares./abcnews.al