Vincent Kompany tani është objektivi numër një i Tottenham për të zëvendësuar Antonio Conte.
Daniel Levy është mahnitur nga belgu 37-vjeçar, duke udhëhequr Burnley përsëri në Premier League në sezonin e tij të parë.
“SunSport” raportoi muajin e kaluar se legjenda e Manchester City është emri surprizë në listën e Levy, dhe tashmë performanca e tij me klubin i ka mahnitur. Kompany shihet dhe cilësohet gjithnjë e më shumë si trajneri që mund t’i japë klubit një dimension të ri.
Tottenham gjithashtu monitoron trajnerë si Nagelsmann, Luis Enrique, Brendan Rodgers, Arne Slot dhe Mauricio Pochettino.
Por gjëja më e rëndësishme për bosin e Tottenham është se Kompany e bëri Burnley skuadrën më të pëlqyer në Championship./ h.ll/abcnews.al