Formula për “14 Majin”, Pampuri: Vendosëm kandidatë aty ku kemi mundësi reale, baza nuk punon për PL-në

schedule17:50 - 12 Prill, 2023

schedule 17:50 - 12 Prill, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News, u shpreh se PD pas një sërë diskutimesh vendosi në fund që të dalë me kandidatë aty ku ka mundësi reale për të bërë rezultat, duke lënë kështu grupin e “Foltores” të ketë përballe vetëm mazhorancën.

Në lidhje me Tiranën, ajo tha se dukeqenëse është kryeqytet logoja e PD medoemos duhet të ishte prezente.

Është diskutuar një javë, për mënyrën se si duhet të dalim në zgjedhje. Kolegji i Kryetarëve ka qenë dakord për 61 kandidatë, por më pas për të mos pasur përçarje, të vendosim kandidatë atje ku kemi mundësi për rezultat të mirë.

Sa i përket Tiranës, ajo ka një numër të madh qytetarësh dhe banor nga e gjitha Shqipëria dhe vendosëm që të kemi një kandidat përfaqësues.

E kishit Këlliçin?

Unë nuk jam kundër emrave të rinj. I kemi shtrirë dorë Belindit që të kandidojë nën logon e PD dhe përderisa nuk është pjesë e logos atëherë vendosëm Bejkon.

Unë personalisht gëzoj respekt për Këllicin,  por ai përfaqëson partinë e Ilir Metës.

Logoja e PD e kishte detyrim  të ketë përfaqësues në kryeqytet. Bejko deri më sot ka bërë takime thuajse në të gjithë degët është pritur mirë”, tha Pampuri.

E pyetur se si do ta mbroni votën pasi në shumë bashki nuk ka kandidatë, Pampuri tha se do të punohet me anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Në bashkitë ku nuk ka kandidatë, po punohet për të siguruar vota për logon e PD që përfaqësohet me Këshillin Bashkiak.

Nuk mundet që unë personalisht të punoj për kandidatët e Ilir Metës. Nuk kam asgjë kundër asnjë partie, por ama që të me detyrojë njëri mua që të punoj për një parti  që nuk mundem, nuk e bëj dot.

Ne deri në minutën e fundit kem i shtrirë dorën që kandidatët që do kandidojnë nën logon e PL të vijnë në shtëpinë e tyre.

3 bashki të rëndësishme nuk kanë kandidatë nga ana jonë dhe kjo për arsyen për të mos krijuar përçarje” tha ajo.

Duket se baza e PD zyrtare është vënë nës dispozicion të kandidatë të PL atje ku PD-ja nuk ka, por këtë Pampuri e mohoi duke thënë se nuk është logjike të ndodhë një gjë e tillë.

Jo unë nuk jam në dijeni për këtë. Unë jam deputete e PD, po punoj në Tiranë dhe ne po punojmë për PD zyrtare dhe Roland Bejkon dhe në qarqet tjera po punohet për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Është absurde, i bie sikur jemi duke luajtur, ne nuk jemi duke luajtur”, tha ajo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!