Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë, duke përfshirë energjinë, pas mbajtjes së zgjedhjeve në të dyja vendet në muajin maj.
“Greqia është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të arritur një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Turqinë,” u shpreh Dendias pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij egjiptian, Sameh Shukri.
Zyrtarët grekë dhe turq kanë mbajtur një sërë takimesh të nivelit të lartë në javët e fundit, pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë jugore, me premtime për të shtyrë mosmarrëveshjet që kanë nxitur tensione prej dekadash.