Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm tek një biznes parukerie në Fushë-Krujë. Sipas informacionit të policisë, nga shpërthimi në biznesin e shtetases R.SH. ka patur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit, ndërsa materialet hetimore janë depozituar në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë./ABC News Albania 24/7

