Ismail Lulani do kujtohet gjithmonë si një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar. Ndonëse ka mbi 20 vite që është ndarë nga jeta, ai kujtohet gjithmonë për kryeveprat e pikturës shqiptare.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, vajza e tij, Ormira Lulani ka rrëfyer gjithçka për të atin. Ajo është ndalur dhe te skica e fundit që është gjetur te xhepi i tij, ditën e vdekjes.
“Është Rrok Marina, ka qenë një mik i tij që nuk kishte lidhje fare me artin. Babi ka qenë një njeri që i donte shumë njerëzit, nuk bënte asnjëherë diferenca që unë do rri vetem me piktorët dhe artistët, por ishte shumë i hapur me njerëz të ndryshëm. Kjo ka qene një ndër skicat e fundit që ime më e gjeti në xhepin e tij. Gjithmonë ka qenë një person shumë i çilët, dhe gjithnjë vetëm vizatonte gjërat vetëm në skica të vogla apo vizatime të tjera. Edhe kjo është arsyeja që ne kemi shumë vizatime, sepse i ruante dhe kaq qene shumë i kujdesshëm në ruajtjen e vizatimeve dhe skicave të ndryshme që ai bënte. Ky është i fundit fare”, tregoi e bija e piktorit të njohur./abcnews.al