Trajneri i Benfica, Roger Schmidt, komentoi pas përfundimit të sfidës humbjen e skuadrës së tij ndaj Interit në shtëpi, ndeshja e parë çerekfinale e Champions League.
“Një ndeshje e vështirë për të dy, ne dhamë gjithçka dhe krijuam shumë shanse.
Mund të kishim fituar ose minimalisht një barazim, por përkundrazi, humbëm me Interin që krijoi pak dhe shënoi dy gola.
Sigurisht që nuk është mirë në ndeshjen e kthimit pasi kemi dy gola më pak, por ne mund të shkojmë në Itali dhe të fitojmë. Nuk jemi të demoralizuar”, ka përfunduar ai./ h.ll/abcnews.al