Joao Cancelo ishte lojtari i shënjestruar nga ish-tifozët e tij të Manchester City në “Etihad” mbrëmjen e djeshme, me Cityn që fitoi në shtëpi kudnër Bayern Munich me shifrat 3-0.
Anësori portugez u aktivizua minutat e fundit të lojës dhe ai mori fërshëllima të shumta nga stadiumi kur dikur ishte shtëpia e tij. Cancelo në javët e fundit me fanellën e klubit anglez, qëndronte më shumë në stol pas një debati me Guardiolën dhe tekniku spanjoll ia bëri të qartë që mund të zgjidhte një klub të ri, gjë që e bëri me Bayern.
Edhe pse me një inat brenda tij, Cancelo nuk e njollosi stemën e Manchester City. Në momentin që skuadra bavareze mbërriti në “Etihad”, Cancelo ishte drejtuar drejt dhomave të zhveshjes dhe në momentin ku në dysheme ishte stema horizontale e klubit anglez, ai nuk e shkeli por i kaloi nga anësh.
Ky veprim është shpërndarë me një video nga faqja zyrtare e UEFA Champions Leauge, ku gjithashtu portugezi ka marrë shumë komente pozitive për këtë veprim. /h.ll/abcnews.al
Respect ?#UCL pic.twitter.com/vmWSVEudEL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 11, 2023